A po rrezikohet importi i vaksinave ruse pas dëbimit të diplomatit rus nga vendi? Një numër i madh i qytetarëve u imunizua me vaksinën ruse Spitnik V. Filipçe i rezervuar, thotë se mbetet të shihet nëse do të ketë pasoja për lëshimin e dozave të tjera nga “Sputnik V”. Shton se ka paralajmërime se doza tjera do të arrijnë në fund të majit por se a do të bllokohen për shkak ndodhive të fundit ende nuk dihet.

“Jo nuk kam informacion të tillë, në asnjë moment gjatë takimeve por edhe bisedave telefonike që kam pasur me ambasadorin e Rusisë, nuk ka asnjë paralajmërim për politizim të kësaj çështje, as nuk ka qenë në fillim dhe as nuk është tani. Mbetet të shohim. Paralajmërimet e fundit janë se deri në fund të muajit maj do të arrijnë një pjesë e dozave, të shohim nëse do të jetë kështu”, tha Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe,liderët e BE-së mbrëmë vonë nuk arritën marrëveshje për hollësirat për kovid-pasaportat evropiane, që qendrat e mëdha turistike i konsiderojnë për vitale për shpëtim të sezonit vijues turistik. Filipçe tha se pritet që javën e ardhshme vendi të fillojë të nxjerrë certifikata për Covid-19. Ky lloj i certifikatës do të mbajë të dhëna nëse personi është i vaksinuar, ka kaluar virusin ose ka bërë PCR test.

“Javën e ardhshme do të nxjerrim edhe të ashtuquajturin Green pass. Do të jetë QR kodi elektronik ku do të ketë të dhëna për vaksinim, për PCR test dhe eventualisht për antitrupa. Në rast se cilido prej këtyre parametrave kërkohet në cilindo vend të Evropës, t’i ketë udhëtari”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Certifikata digjitale mund t’i hapë shumicën e vendeve të BE-së që të udhëtohet në kuadër të Unionit që nga fundi i qershorit. Dokumenti duhet të tregojë nëse ndonjë person ka pasur test negativ për Kovid-19, paradokohe është shëruar nga virusi që e ka shkaktuar sëmundjen ose është i vaksinuar. Kjo mund të sigurojë bazë për anulimin e kërkesave për karantinë, që janë aktuale për shumë udhëtime në Union.