Sot në Shkup kanë arritur 38.400 vaksina AstraZeneca.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se me këto vaksina do të imunizohen qytetarët e moshës mbi 60 vjeç.

“Sasitë vazhdimisht po plotësohen, paraqituni në vakcinacija.mk”, ka bërë thirrje Filipçe.

Ndërkaq, nesër sasia vaksinave anti-Covid do të plotësohet edhe për 100 mijë vaksina kineze, të cilat do të arrijnë në Shkup si donacion nga Ministria e Mbrojtjes në Kinë.