Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar prindërit e saj për përvjetorin e martesës me disa fotografi të bëra vite më parë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka falënderuar prindërit për dashurinë dhe mbështetjen.

Rita, teksa ka shpërndarë disa fotografi të përbashkëta të tyre, dy nga to janë edhe nga dasma e prindërve në Kosovë.

“Faleminderit të dyve që më tregove se dashuria është ajo që ti e bën dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam si në jetën time si modele ashtu edhe besimtarët e vërtetë të dashurisë që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”, ka shkruar Ritë në mbishkrimin e fotografisë.

 

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)