Skender Rexhepi-Zejdi nga Alternativa në Click Plus ka deklaruar se në kohën kur qeveria merret me Izraelin e Palestinën, sipas tij, këtu e kemi gjendjen më keq në ekonomi e shëndetësi.

“Me kryetar të opozitës, me kryeministër, me ministër të punëve të jashtme, merren me çështjen e shtetit izraelit. Ne e kemi jetën aq të vështirë, ndoshta jo aq të përgjakshme po aq të vështirë këtu, në rajon, në Ballkan, po edhe në Evropë, nuk ka shtet që ka pas vdekshmëri më të madhe në kohën e pandemisë, kemi qenë rekord. Ka mund t’i bëjë krahasimet e shifrave me rajonin, me Turqinë, me Evropën, dhe besoni që befasuese është që sa jemi rekord në këtë rast. Fakti që ne nuk arrijmë që ta menaxhojmë situatën ekonomike dhe ke me muaj që mijëra biznese mbyllen dhe nuk mund që qeveria të mbaje përgjegjësi për mbylljen e tyre, tregon dështimet e qeverisë” ka deklaruar Zejdi.