Departamenti i Policisë në Los Angeles ka konfirmuar se reperi dhe aktori T.I. po hetohet sulme seksuale dhe drogë.

Thashethemet ishin përhapur se T.I. dhe gruaja e tij Tameka “Tiny” Harris ishin duke u hetuar, por policia konfirmoi vetëm rastin e reperit.

“Ekziston një hetim aktiv për Clifford Harris”, tha oficeri William Cooper për Deadline, duke përdorur emrin e vërtetë të artistit.

Detektivët janë takuar me një grua anonime e cila pretendon se ajo ishte droguar dhe përdhunuar nga çifti në vitin 2005 pasi u takua me ta në një klub. Ajo thotë se T.I. i ofroi asaj një pije kur shkoi në dhomën e tyre dhe ajo më vonë e gjeti veten lakuriq, si në dush ashtu edhe në një shtrat me çiftin. Ajo gjithashtu thotë se ndihej “gjithnjë e më e sëmurë”, transmeton Klan Kosova.

Një avokat me emrin Tyrone A. Blackburn thotë se ai përfaqëson “njëmbëdhjetë individë, dhjetë gra dhe një burrë” që pretendojnë të jenë viktima të Harrises.