Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.533 teste të kryera janë regjistruar 50 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 26 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 133 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 16 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.937 raste, prej të cilëve 146.632 janë shëruar, kurse 5.265 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 3.040 raste aktive me virusin korona.