Për zgjedhjen e Valentina Bozhinovskës në Këshillin e ekspertëve për përpilimin e strategjisë për politikë të jashtme, ka reaguar Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa. Në reagim theksohet se ministri Osmani sot e konfirmoi gjithçka që ne prej kohësh alarmojnë partitë opozitare shqiptare. “Me bashkëpunëtorët e Nikolla Gruevskit, si Bozhinovska e cila njihet si anti shqiptare dhe antinperëndimore, Osmani dhe kjo Qeveri zyrtarizuan strategjinë e tyre drejt Rusisë dhe drejt izolimit të vendit. Nga një ministër që do të këshillohet nga organizatorja e “natës së thikave”, tanimë është e qartë se nuk mund të pritet e ardhme e ndritshme. Osmani dhe BDI e dëshmuan që nuk mund të ndahen nga Gruevizmi, por tanimë edhe e gjithë Qeveria na tregoi se janë bërë “bashkë drejtë Rusisë, izolimit dhe krimit. Tanimë nuk ka vend për përrallat me veto bullgare, por është vetë Qeveria LSDM-BDI që i vendos veto ardhmërisë evropiane të vendit, qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti”, thuhet në reagim.