Pas skandalit të publikuar sot për importin e vajit të rrezikshëm që është deklaruar si mazut, Qeveria në seancën e sotme e vlerësoi këtë informacion si të jashtëzakonshëm dhe urgjent. Qeveria udhëzoi Administratën Doganore të kryejë kontrolle të brendshëm për rastin specifik, dmth. të hetojë se sa sasi e këtyre derivateve të naftës janë importuar nga 2018 në 2020 dhe në cilën doganë është kryer importi, dhe nëse të dhënat në deklaratat doganore korrespondojnë me derivatet e importuara.

Inspektorati Shtetëror i Tregut, në bashkëpunim me Byronë e Standardizimit dhe Metrologjisë dhe me ndihmën e laboratorit mobil të akredituar për kontrollimin e cilësisë së derivateve të naftës, do të kryenëj menjëherë inspektime të jashtëzakonshme në kompanitë që importojnë, si dhe në institucionet që përdorin të tilla derivate.

Po ashtu, Qeveria udhëzoi të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi të bëjnë menjëherë kontrollet dhe raportet dhe informacionet t’i paraqesin brenda 14 ditëve.

Këto derivate importoheshin dhe përdoreshin për ngrohje nga disa institucione shtetërore, por edhe si karburant në ndërmarrjet private në vend.