Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 72-të me më shumë pika në rendin e ditës, mes të cilave edhe Informacioni për bisedimet e realizuara për harmonizimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Ambasadës së Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për transferimin e njohjeve për digjitalizimin e administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor, të parashtruar nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Ministrat në mbledhje do ta shqyrtojnë edhe Informacionin për nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e Agjendës për Ballkanin Perëndimor për inovacione, hulumtime, arsim, kulturë, të rinj dhe sport, të përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.