Në seancën e 71-të, Qeveria ka shqyrtuar dhe ka miratuar informacionin për formimin e “Grupit të punës për përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të jurisprudencës për dekriminalizimin, legalizimin dhe shfrytëzimin e përfitimeve mjekësore, sociale dhe ekonomike të kanabisit” të përbërë nga institucione, shoqata dhe organizata civile, kurse në bazë të kërkesave të dorëzuara dhe propozimeve nga aktorë të ndryshëm në Zyrën e Kryeministrit të RMV-së.

Për koordinator të grupit të punës është emëruar Koordinatori Kombëtar për Komunikime strategjike në Qeevri, kurse në të do të marrin pjesë dhe do të ftohen për të marrë pjesë këto institucione.

-Përfaqësues I Kabinetit të Kryeministrit;

-Përfaqësues I MSH-së;

-Përfaqësues I Ministrisë së Drejtësisë;

-Përfaqësues I MPB-së;

-Përfaqësues nga Shoqata e toksikologëve;

-Përfaqësues nga Shoqata e Pediatrëve;

-Përfaqësues nga Shoqata e onkologëve;

-Përfaqësu nga Shoqata e farmaceutëve të rinj;

-Përfaqësues nga Komiteti I Helsinkit për të Drejtat e Njeriut

-Përfaqësues nga Opsioni për jetë të shëndetshme – Shkup;

-Përfaqësues nga koalicioni “Margjinat’;

-Përfaqësues nga Shoqata “Operacioni lirimi”;

-Përfaqësues nga Shoqata për kanabis dhe plitika të gjelbërta “Bilka”;

-Përfaqësues nga OJQ kaolicioni Kanabis – Institut Pelagonija;

-Përfaqësues nga Këshilli Kombëtar Rinor të Maqedonisë;

-Përfaqësues nga Mak Kanabisi, Shoqata për prodhimin e kanabisit mjekësor.

Mandati I Grupit të Punës do t`I përfshijë këto cështje që ndërlidhen me rregullimin e prodhimit dhe përdorimit të kanabisit;

-Dekriminalizimi dhe legalizimi I posedimit dhe përdorim personal;

-Dekriminalizimi I kultivimit të bimëve për përdorim personal;

-Shqyrtimi I mundësive për themelimin dhe veprimtarinë e klubeve sociale;

-Rritja e numrit të situatave shëndetësore për të cilat mund të shfrytëzohet kanabisi;

-Lejet nga mjekët nga shëndetësia private që të shkruajnë preparate nga kanabisi dhe mundësia që pacienti I cili ka marrë rekomandimin për t`u mjekuar me kanabis të mund vet të kultivojë dhe të shfrytëzojë formën që I përgjigjet më së miri për situaën e tij (orale, përmes inhalimit ose përmes supozitorëve);

-Themelimi I Agjencisë për Kanabis;

-Formimi I Fondit nga të dhënat/tatimet që kompanitë që prodhojnë dhe tregtojnë me kanabis do t`I japin shtetit, me qëllim të mbështetjes së projekteve me interes shoqëror në sferën e mjekimit të sëmundjeve të rralla, mediave, punonjësve të mediave dhe produksionit të përmbajtjeve vendore mediale, shoqërisë civile, kulturës dhe sportit, si dhe për mbështetjen e punës së Agjencisë për kanabis.