Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kanë demantuar se kryeministri Zoran Zaev dhe familja e tij kanë lidhje apo bashkëpunim me Sedat Pekerin, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit në Maqedoninë e Veriut.

“Kryeministri Zaev dhe familja e tij nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë takim, bashkëpunim as lidhje me personin e përmendur. Në mënyrë kategorike i hedhim si gënjeshtra dhe manipulime të gjitha lajmet që kryeministri Zaev dhe familja e tij vihen në çfarëdo lidhje me personin e përmendur”, thanë nga Qeveria.

Sedat Peker, është një prej emrave më të famshëm në aferën me pasaportat e falsifikuara, por përveç kësaj, ai ditë më parë deklaroi, se ka qenë edhe mysafir në shtëpinë e kryeministrit Zoran Zaev.

“Unë Sedat Peker, kryeministrin e atij shteti e njoh, kam qenë mysafir në shtëpinë e tij në Maqedoni. Edhe liderët e tjerë të të gjitha partive i njoh”, tha Sedat Peker./TV21