Paris Saint-Germain është ndalur me një barazim 1:1 nga Rennes, duke e bërë një lëshim tjetër të madh në garë për titull në Ligue 1.

Humbja në udhëtim kundër Rennes nënkupton se PSG-ja tani ngel tri pikë mbrapa liderit, Lille, dy ndeshje deri në përfundim të sezonit 2020/21 në Francë.

Skuadrës së Lille i duhen katër pikë për ta thyer dominimin e PSG-së dhe për t’u shpallur kampion i ri i Francës.

Skuadra e Mauricio Pochettinos e kishte epërsinë në dorë në Roazhon Park, por nuk ia doli ta mbajë deri në fund, dhe tani pothuajse ia ka dorëzuar titullin Lille-it.

Neymar e kishte kaluar në epërsi PSG-në në fund të pjesës së dytë, kur kishte shënuar nga penalltia.

Sehrou Guirassy e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 70-të, duke shënuar me kokë.

Rennes, ndërkohë, renditet në vendin e shtatë në Ligue 1 me 55 pikë.