Ministrja e Kulturës Irena Stefoska sot,në Hamamin e Daut Pashës u drejtua në konferencën për shtyp,ku u bë prezantimi i projektit “Sega” e Shoqatë për projektim,inxhinjeri dhe shërbime “Bina arkitektur Dooel”, i cili është përfaqësues nacional i Ekspozitës të 17-të ndërkombëtare të arkitekturës në Venecia të Italisë.
Në konferencën për shtyp,përveç ministres Stefoska u drejtuan edhe Dita Starova-Qerimi,komisioner i projektit dhe drejtoreshë e Galerisë Nacionale të R. së Maqedonisë së Veriut dhe kuratorët Bekir Ademi dhe Jordan Shishovski.Projektin “Sega” Ademi dhe Shishovski e punuan në bashkëpunim me një grupë koautorësh: Ana Rafailovska,Ivana Çalovska,Enis Abovski,Enes Sever,Atanas Naumovski,Amine Ademi,Gavril Boshkovski,Elmedina Hasani,Nita Çavolli,Aida Bakalli Salihu dhe Dren Nevzati.
Ministrja e kulturës Stefoska uroi nga zemra këta persona kreativ,që projekti i tyre të tërheq vëmendje të madhe në pavoljonin tonë,në pallatin prestigjioz “Zorci” i cili është edhe selia e Zyrës Rajonale të UNESCO-s në Venecia.Stefoska shtoi se Ministria e Kulturës është mbështetës i ekspozitës dhe shprehu besimin se projekti i zgjedhur i “Bina arkitekturë” me titull “Sega”,do të japë përgjigjejn më të mirë të pyetjes “Si do të jetojmë së bashku?”-e cila është edhe tema e Bienales së këtij viti në Venecia.
“E di që kjo ngjarje është festë e arkitekturës dhe prestigj për çdo arkitekt.Por për mua ka edhe një domethënie tjetër – jeta vazhdon sepse vitin e kaluar kjo ngjarje u shty për shkak të pandemisë botërore.Dhe disi në mënyrë simbolike,prej sot për publikun edhe pse në numër të kufizuar,hapen portat e institucioneve kulturore edhe në vendin tonë.Disa muaj më parë më pyetën: A është e vdekur kultura? U përgjigja : JO!Ajo vetëm pregaditet për rolin e saj më të mirë”, tha ministrja e kulturës Stefoska në konferencën e sotme për shtyp.
Drejtoresha e Galerisë Nacionale të Maqedonisë Starova-Qerimi,tha se projekti “Sega” e pasqyron idenë për së bashku ose të bashkuar përmes unitetit të përjetshëm të dualitetit,i cili është menjëher i dukshëm në marëdhënien e mikro dhe makro strukturës,dhe në vete përfshin disa interpretime të ndryshme të marrëdhënieve brenda-jasht,private-publike,e hapur-e mbyllur,shtëpi-shoqëri,duke filluar nga individi si qeliz themelore në kolektivitet.
Ekipa e projektit “Sega” njofton se bëhet fjalë për shfaqje simbolike e një pjese të shumicës dhe shoqërisë të drejpërdrejtë të idesë njerëzore për shtëpi dhe bashkëjetesë.E gjithë kjo konceptualisht zbulon dy aspekte të qenies hapësinore-kohore,nevojën për ndarje dhe mbrojtje kundrejt nevojës për marrëdhënien simbolike me mjedisin.
Projekti “Sega” do të prezantohet zyrtarisht më 20 maj në orën 10,në oborrin e Zyrës Rajonale të UNESCO-s për shkencë dhe kulturë në Europë (Palazzo Zorzi,Castello 4390).
Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Bienales së Venecias për arkitekturë,me titull ,,Si do të jetojmë së bashku?,,I cili ishte i planifikuar të mbahet prej 23 gusht deri më 29 nëntor të vitit të kaluar për shkak të pandemisë KOVID 19-të,është shtyrë për muajin maj të këtij viti.Për publikun do të jetë i hapur prej 22 maj deri më 21 nëntor.Kurator i edicionit të 17-të të Bienales së Arkitekturës është profesori dhe arkitekti libanez Hashim Sarkis.