Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis është lutur për një prani më të madhe ushtarake të SHBA nga Balltiku në Detin e Zi, për të mbrojtur sipas tij vendet e Evropës Lindore nga Rusia e Vladimir Putinit.

Të hënën ai i tha presidentit Joe Biden se më shumë trupa të NATO-s janë të nevojshme në krahun lindor të Evropës pas një ndërtimi të një baze ushtarake nga Rusia në kufirin e saj me Ukrainën.

“NATO duhet të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes, veçanërisht në krahun lindor, në një mënyrë të unifikuar dhe koherente, nga Deti Baltik në Detin e Zi”, tha ai.

Komentet e tij erdhën në një konferencë të Bukureshtit, kush ishin prezentë diplomatë nga Rumania, Polonia, Hungaria, Bullgaria, Republika Çeke, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania – të cilat kane qenë të gjitha ose pjesë e Bashkimit Sovjetik ose të kontrolluara nga Moska gjatë Luftës së Ftohtë.

Tani, këto vende janë anëtarë të Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Duke folur për pozicionimin e kohëve të fundit të trupave ruse pranë Ukrainës – përfshirë në Krime, të cilën Rusia e aneksoi në 2014, presidenti polak Andrzej Duda tha se ishte i lehtësuar që Rusia kishte tërhequr shumë prej forcave.