Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 23 Majit, Ditës kombëtare të vllehëve, dërgoi urim deri te të gjithë pjesëtarët e komunitetit vlleh në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Me lejoni t’ua uroj 23 Majin, Ditën kombëtare të Vllehëve dhe t’u dëshiroj festën ta kaloni, para se gjithash në shëndet të mirë, plot me gëzim dhe me fat. Pikërisht në këtë ditë, para 116 viteve, Vllehët për herë të parë në Perandorinë Osmane të atëhershme ishin pranuar si popull dhe fituan mundësi për arsim dhe për adhurime në gjuhën e tyre amë. Ruajtja e identitetit kulturor, etnik dhe gjuhësor është proces i vazhdueshëm i cili asnjëherë nuk përfundon. Krenohemi që karakteristikat, tradita dhe zakonet e Vllehëve janë thellë të endura në shoqërinë tonë multietnike dhe multikulturore. Republika e Maqedonisë së Veriut edhe më tutje me zell, si dhe për të gjitha bashkësitë etnike, do ta afirmojë dhe promovojë historinë dhe kulturën vllehe”, theksoi Pendarovski në urim.