Sot Premierliga do ta mbyll edicionin 2020/21, edicion që u përshkrua me shumë rivalitet e me ndeshje nga më interesantet.

Tashmë kampioni dihet, është Manchester City, kurse Manchester United iu bashkua në Champions League për edicionin e ardhshëm, transmeton E.O.

Chelsea, Liverpool dhe Leicester do të garojnë për dy vendet e mbetura për Champions League. Momentalisht Chelsea dhe Liverpool gjenden në pozitat 3 dhe 4, kurse Leicesteri duhet të shpresojë në gabimin e njërës nga to sonte.