Ejup Berisha

Dëshirë dhe ëndërr e kahmotshme e shqiptarëve në Ballkan ka qenë që tu prijë një apo që tu prijnë më shumë lider politik të përkryer. Fjala një lider është relikt i mbetur apo i trashëguar nga koha e njëmendësisë apo e Komunizmit. Pra vet fjala i përkryer i përfshinë të gjitha cilësitë pozitive dhe të pranueshme që mund ti ketë një individ i cili në një periudhë të caktuar ka rrol udhëheqës në poolitikë. Kur jemi te cilësitë apo dhe karakteristikat pozitive të politikanëve ato janë Mençuria, dituritë, njohuritë, intelegjenca oratoria dhe elokuenca pas këtyre vijnë edhe cilësi të tjera njerëzore si urtësia,maturia,sinceriteti, morali dhe dinjiteti. Në Ballkan në fakt ka pasur disa Lider politik shqiptarë që i kanë pasur shumicën e këtyre karakteristikave apo cilësive pozitive që i kanë dëshiruar qytetarët shqiptar te liderët e tyre politik. Psh në Maqdoni ka qenë Ish Lideri tanimë i ndjerë i Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë Z.Arbër Xhaferi, në Kosovë njeri me cilësi dhe virtyte pozitive ka qenë ish lideri tanimë i ndjerë i LDK-së dhe ish Presidenti i Kosovës Z. Ibrahim Rugova. Një Lider politik me shumë cilësi pozitive ka qenë edhe Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bamir Topi. Ky të paktën është vlersimi im personal për këtë të fundit dhe nuk e detyroj askë që të pajtohet me mua sa i përket cilësive të ish Presidentit të Shqipërisë. Nëse u pajtuat me radhitjen e Personaliteteve që i përmenda më lartë me cilësi të larta intelektuale dhe njerëzore atëher do të pajtoheni se Arbër Xaferi ishte elokuent,oratorë,intelegjent dhe i pajisur plot me dituri dhe njohuri nga filozofia dhe teoritë politike. Kjo gjithashtu vlenë edhe për Ish Liderin e LDK-së Z. Ibrahim Rugova, ndërsa për një periudhë të shkurtër sa ishte në politikë e njëjta gjë ka vle edhe për Z.Bamir Topi ish Presidentin e Shqipërisë. Por sa kanë qenë të frytshëm këto personalitete në politikë ?. Nëse Arbër Xhaferi ishte intelektual i madh një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për kontributin e tij politik këtu në Maqedoni, pra kontributi i tij aty ka qenë disa herë më i vogël sesa kontributi i tij shumë i madh dhe pozitiv në terorinë dhe filozofinë politike. Te i ndjeri Ibrahim Rugova kontributi në politikë ka qenë pak më i madh dhe më i dukshëm por i njëjti nuk ka qenë ai që e kanë pritur qytetarët e Kosovës prej tij. Kontributi i ish Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi në politikë ka qenë dukshëm më i vogël se ai i liderëve të ndjerë Arbër Xhaferi në Maqedoni dhe i Ibrahim Rugovës në Kosovë për shkak të siç thashë më herët të qëndrimit të tij të shkurtër në politikë. Pra nëse e bëjmë një prezentim të aftësive intelektuale dhe të të arriturave konkrete në politikë del ky rezultat
1.Arbër Xhaferi intelektual me emër dhe nam të madh por me të arritura minimale politike. I ndjeri Ibrahim Rugova intelektual gjithashtu me nam të madh dhe me emër,me aftësi të larta intelektuale por kur jemi te të arriturat e tij politike këto ishin nën pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës e njëjta vlenë edhe për Z Bamir Topi edhe ky intelektual po por jo edhe kontribues i madh në politikë. Nëse i analizojmë liderët e tjerë politik shqiptarë psh nëse flasim për aftësitë intelektuale dhe për zotësitë e tijë në politikë pra të liderit aktual të shqiptarëve të Maqedoinisë së Veriut të Z. Ali Ahmeti mund lirisht të thuhet se Intelegjenca e tij është nën mesataren ndërsa kontributi i tij në politikë është tepër minimal. Ky vetëm në një gjë është i përkryer në punë dhe aktivitete prapa skenike. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Ish Liderin e Partisë Demokratike dhe Ish Presidentin e Kosovës Z. Hashim Thaqi ndërsa kur jemi te Kryeministri i tanishëm i Kosovës te Z Albin Kurti ne mund të përqëndrohemi vetëmse te aftësitë e mëdha të tij intelektuale që i posedon i njëjti por jo edhe te kontributi i tij politik për shkak të afatit të shkurtër të qëndrimit të tij në pushtet. Qytetarët e Kosovës presin shumë nga Albin Kurti pas dëshprimit të madh nga ish politikanët që ishin në pushtet gati dy dekada e që i kanë dëshpruar shumë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kur jemi te aftësitë intelektuale të Liderëve shqiptar të Ballkanit vlenë të theksohet se të njëjtët po qenë intelektual kjo do të ishte akoma më mirë por parasegjithash të njëjtët duhet të jenë më të zotë dhe më punëtorë në politikë. Politikanët pra duhet ta praktikojnë mirë politikën e jo vetëm të flasin mire dhe me intelektualegjencë rreth saj. Pasiqë politikanët janë praktikues të Politikës e nuk jane zbulues të politikës apo të filozofisë dhe të teorive të saj. Politika është zbuluar moti por dhe variantet e saj tanimë janë shumë të njohura për shumicën e njerëzve. Kështu pra ka politikë qe e respekton njeriun si dhe i respekton dhe I përparon të drejtat dhe lirite e tij dhe ka politike që nuk e respekton njeriun dhe me kete e njëjta edhe i mohon te drejtat dhe lirite e njeriut.Nëse e vëreni po flas për sistemet politike demokratike dhe për ato autokratike. Ata qe i takojne grupit të pare te politikanëve duhet ne praktike ta bejne nje gje te tille pra këta në praktikë duhet ta respektojnë njeriun dhe të kontribuojnë praktikisht ti respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Ndërsa ata që i takojne grupit të dytë të politikanëve gjithashtu këta në praktikë nuk duhet ta mohojnë njeriun me këtë ata nuk guxojnë ti mohojnë të drejtat dhe liritë e tij. Vlersoj se gabim janë perceptimet dhe pritshmëritë e qytetarëve qe politikanët të duan ti kenë intelektual të kalibrave të medhej apo filozof nëse të njëjtët janë kjo do të ishte shumë më mire por konsideroj se politikanët parasegjithash duhet të jenë punëtor kontribues apo krijues rrethanash të nevojshme dhe të duhura në politikë. Politikani duhet te jetë praktikues i mire i Politikës e jo vetëm orator i shkelqyeshëm sepse në fund të fundit për punët e tij më shumë duhet të flasin veprat e jo vetemse fjalët e tijë të kota. E ato do të jenë të kota nëse nuk ka rezultate konkrete nga punët dhe aktivitetet e zbatuara nga ana e politikanëve në ambientin politik.