Policia e Kosovës ka identifikuar tre nga pesë të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Prishtinë, dhe ka arrestuar njërin prej tyre.

“Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më datë 12.05.2021 është arrestuar dhe intervistuar njëri prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Klan Kosova ka realizuar një kronikë rreth kësaj ngjarjeje të cilën mund ta shihni më poshtë.