Manchester City do ta presë nesër PSG në kuadër të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbappe kishte marrë një lëndim dhe si pasojë nuk ishte i gatshëm për ndeshjen që zhvilloi PSG në Ligue 1, por megjithatë francezi do të jetë në dispozicion të Pochettinos për ndeshjen ndaj Cityt.

““Mbappe do stërvitet në mënyrën e tij dhe pastaj do shohim nëse do jetë titullar ose jo. Nuk kemi vendosur nëse do jetë i gatshëm të luajë nesër”, tha Pochettino.

“Është e vështirë ta gjesh rrugën drejtë fitores për nesër, por gjëja më e rëndësishme është fitorja dhe të shënojmë dy gola, derisa City të mos shënojë”, përfundoi Pochettino.

Ndeshja do të zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 21:00.