Historia e cila mësohet në arsimin fillor dhe të mesëm duhet të zhvillojë të menduarit kritik tek fëmijët, por aktualisht historia nuk e ka atë rol. Për momentin kemi zhvillimin e miteve të forta politike në histori, keqpërdorimi me historinë dhe edukimin historik që nxit konflikte brenda shoqërisë sonë ndërmjet etnive të ndryshme maqedonas – shqiptarë, shqiptarë – serbë, shqiptarë – turq, maqedonas – turq … Romët nuk janë fare në librat shkollorë të historisë, imagjinoni se si ndihet një anëtar i bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ato duket se nuk ekzistojnë fare në vend. Kjo duhet të ndryshojë dhe të gjithë jemi dakord se reforma është e nevojshme për të pasur arsim modern që zhvillon të menduarit kritik. dhe nuk do të iniciojë ndarjet.

Këtë e theksoi Petar Todorovi, historian nga Instituti për Historinë Kombëtare dhe anëtar i Komisionit të Përbashkët Maqedonas-Bullgar për çështje historike dhe arsimore gjatë paraqitjes si mysafir sonte në ditarin e TV Sitelit .

Në pyetjen se cili është pozicioni i tij në në programin mësimorë të ri të historisë për klasën e katërt në arsimin fillor, zbatimi i së cilës fillon nga viti i ardhshëm shkollor, profesori tha se lënda që do të mësohet nuk ndryshon nga ajo që është mësuar deri më tani.
“Ajo që do të mësohet në klasën e katërt në histori nuk është e ndryshme nga ajo që është mësuar më parë, në kuptimin që nuk ka mitologjizim, keqpërdorim dhe instrumentalizim të historisë,” tha Todorovi ,duke shtuar se ai nuk pajtohet me debatet që po zhvillohen në shoqëri, sepse shpesh flitet për fshirjen e identitetit maqedonas, , siç tha ai, por nëse shikoni programet mësimore do të shihni se nuk është kështu.

“Kam parë në programet mësimore se mësohet për ngjashmëritë dhe dallimet e bashkësive të ndryshme etnike dhe ato janë të numëruara, si – maqedonas, shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, serbë. “Përdoret terminologjia e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse në Kushtetutë që u votua nga shumica në parlament, është rregulluar kështu,” tha Todorovi.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës