Tristan Thompson ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit për shkak të një tjetër tradhtie të mundshme ndaj Khloe Kardashian. Një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka shkuar me Tristan Thompson dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me futbollistin pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True.

23-vjeçarja ka shpjeguar situatën me detaje në një video të publikuar në TikTok. Ajo ka treguar se ka pasur një lidhje të shkurtër me Tristan në muajin janar, pasi basketbollisti i kishte thënë se ishte beqar. Si fillim ajo foli në lidhje me këtë çështje në një intervistë.

Ndërkohë së fundmi Sydney ka zbuluar edhe mesazhet që Tristan i ka dërguar në rrjete sociale. Gjatë një videoje live të regjistruar nga mikesha e Sydney, kjo e fundit ka treguar me zë të lartë mesazhet intime që basketbollisti i ka dërguar, duke i kërkuar edhe foto të trupit. Duke lexuar me zë të lartë nga celulari i saj, Sydney i thotë shoqes:

Basketbollisti më pas e krahasoi modelen me ish-partneren e tij, Jordan Craig, me të cilën ka dhe një djalë, Prince. Gjithashtu ai i ka treguar se Khloe nuk është tipi i tij, por rri me të për shkak të statusit të saj social.

Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i Tristan pas lajmeve për tradhti ndaj Khloe Kardashian.

Pavarësisht pretendimit të Sydney-t, një burim tregoi prova duke publikuar një e-mail që u dërgua nga ekipi ligjor i Tristanit, ku thuhej se ai ishte përdorur nga Chase.

Burimet tregojnë për “TMZ” se Tristan dhe ekipi i tij janë dyshues ndaj arsyeve që fshihen pas deklarës së Chase sepse thuhet se ajo ka bërë një marrëveshje me një reality-shoë.

Tristan Thompson ka punësuar një avokat për të rrëzuar akuzat për mashtrim nga modelja, të cilin ai e quan një gënjeshtare dhe po kërcënon të padisë nëse ajo vazhdon të shpifë.

“Pretendimet e tua janë shpifje keqdashëse me qëllim të keq. Thompson nuk kishte asnjë marrëdhënie me ju asnjëherë. Nuk keni asnjë provë për të mbështetur pretendimet, është e qartë që ju jeni një gënjeshtare”, është shprehur në letër avokati i yllit të Celtics.

Letra përfundon duke thënë nëse Chase nuk ndalet së shpifuri ndaj Thompson në media ose në internet, rrezikon të gjendet para gjykatës.