Pas marshit në solidarizim të popullit palestinez të mbajtur të premten në Prishtinë, javën tjetër do të mbahet edhe një i tillë.

Por, ky marsh që është planifikuar më 21 maj, do të jetë në përkrahje të popullit hebre.

Njoftimi për mbajtjen e këtij marshi është bërë përmes rrjetit social Facebook.

Marshi do të mbahet në sheshin Skënderbeu në Prishtinë nga ora 14:00.

Nga java e ardhshme tensionet dhe sulmet ndërmjet Izraelit dhe Palestinës janë rritur, kur deri më tani janë shënuar viktima nda të dy anët ku shumica janë civil palestinez.