Një palaço italian ka mbajtur një shfaqje në Mosul të Irakut për t’i argëtuar fëmijët në qytetin e shkatërruar nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).

Marco Rodari, i njohur si Claun il Pimpa, mbajti shfaqjen në zonën e Mosulit të Vjetër, me qëllimin që t’i argëtojë fëmijët dhe t’i bëjë t’i harrojnë gjurmët negative të luftës.

Në qershor të vitit 2014, Mosuli u pushtua nga grupi terrorist DEASH, ndërsa qyteti u rimor në vitin 2017 nga ushtria irakiane me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja.

Lufta la mbrapa shkatërrim të madh dhe një numër të lartë viktimash.