Pacientët të cilët e kanë kaluar koronavirusin dhe përballen me komplikime post-Kovid, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe lëvizje, do të kenë mundësinë të shkojnë në rehabilitim në Qendrën për Sëmundje të Mushkërive në Oteshevë.

Secili pacient do të marrë një qasje individuale në varësi të statusit të tij shëndetësor, në përputhje me protokollet e fundit të rehabilitimit post-Kovid.

Vështirësia në frymëmarrje, dobësimi i muskujve, dhimbja e muskujve dhe eshtrave janë simptomat më të zakonshme.

“Këta pacientë kanë nevojë për ushtrime fizike dhe të frymëmarrjes. Ekipi i rehabilitimit fizikal përmes aplikimit të matjeve dhe provave të përshtatshme vlerëson statusin fizik pulmonar të pacientit. Matja e rrahjeve të zemrës, matja e analizës së gazit para dhe pas aktivitetit fizik. Sipas këtyre rezultateve, ekipi është duke përpiluar një program të përshtatshëm që udhëzon pacientin përmes procesit të rehabilitimit.”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Zvogëlohet numri i pacientëve me Covid, po mbyllen qendrat për Kovid nëpër spitale

Epidemia ka filluar të zbehet, numri i pacientëve të shtruar në spital po zvogëlohet. Spitali i Kumanovës, i cili ishte plot me pacientë gjatë valës së fundit të koronavirusit, mbylli një nga tre qendrat e Kovidit. Edhe pse numri i pacientëve të infektuar është në ulje, mjekët apelojnë që të respektohen masat e mbrojtjes.

“Ne sinqerisht shpresojmë që trendi i rënies të pacientëve të infektuar të rinj akoma të vazhdoj, por duke qenë se jemi komuna më e madhe për nga numri i popullsisë në vend, kjo tendencë do të jetë pak më e ngadaltë se spitalet e tjera në vend. Mund të them se numri kontrolleve në ambulantë po zvogëlohet, por prapë vijnë ata që shkojnë për kontroll, që janë në një spital ditor, ka akoma pacientë të rinj, dje ishim shumë të lumtur që nuk ka asnjë pacient të ri në Kumanovë, por sigurisht që gjendja faktike nuk është ajo.”,- tha drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, dr. Snezhana Zaharieva.

Disa nga qendrat Kovid të klinikave në Shkup gjatë ditëve të fundit janë mbyllur, kurse ka filluar edhe programi i rregullt kirurgjik.

Rreth 460 pacientë pozitiv me virusin korona po shërohen në repartet infektive në kryeqendër dhe nëpër spitalet e vendit. Për shkak zvogëlimit të numrit të të sëmurëve spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve dedikuar për personat me Covid.