Ejup Berisha

Gjithmonë individët duhet të bëjnë diçka për vetveten me qëllim që të tjerët të detyrohen që ti njohin dhe ti respektojnë si subjekt serioz dhe të besueshëm në shoqëri , kjo gjithashtu me qëllim që edhe ata të detyrohen që të bëjnë diçka për individët. Çuditërisht qytetarët kërkojnë nga pushteti që ta instalojë demokracinë gjë që të njëjtët nuk e bëjnë të njëjtën për veten e tyre si qytetarë. Pra individët kërkojnë demokratizimin e shtetit pa e bërë demokratizimin e shoqërisë që është një kërkesë shumë e pakuptimtë. Pra ata duan tu thonë pushtetarëve na e instaloni demokracinë në shtet ndërsa ne vet do të vazhdojmë të jemi pa demokraci në shoqëri. Demokracia e shtetit dhe ajo e shoqërisë janë dy fenomene të ndryshme që në raste të caktuara e plotësojnë dhe e ndihmojnë njëra tjetrën por që janë dy gjëra të ndryshme që dallojnë me njëra tjetrën. Pse apo si individët duan që pushteti ti respektojë si të tillë kur ata si pjestarë të shoqërisë nuk e respektojnë njëri tjetrin. Kur flas për respekt apo për respektim e kamë fjalën për respektimin dhe njohjen e të drejtave dhe lirive të njëri tjetrit. Këtu respekti duhet të jetë i shumëanshëm e jo i njëanshëm. Pastaj në shoqëri individët duhet ta instalojnë tolerancën, mirkuptimin, transparencën, ndihmën e ndërsjellë, ta lejojnë dhe mos ta pengojnë vetzhvillimin e njëri tjetrit si dhe ta ndihmojnë përparimi individual. Nëse këto elemente apo karakteristika nuk i ka një shoqëri atëher nuk mund ti ket as vet shteti. Ky pra shteti është subjekt shumë vetanak dhe mjaft egoist sepse merret kryesisht vetëmse me vetveten si psh me shtrirjen e forcës, me rritjen e ndikimit dhe dominimit, me instalimin e diktatit dhe kontrollit sa më të madh dhe më të gjërë në shtet e me këtë edhe në shoqëri. Shoqëria duhet të tentojë që shtetin ta detyroj për ti kufizuar të gjitha ato gjendje që u përmendën më lartë me qëllim që të krijojë hapsirë më të sigurtë,më të shëndoshë dhe më përparimtare për zhvillimin e individëve. Nëse vetë individët nuk e ndihmojmë njëri tjetrin që të kenë jetë më të lire dhe më të pavarur atëher si mund ti thonë shtetit apo pushtetarëve Kufizoeni forcën, ndaleni shtrirjen e ndikimit dhe përzierjen në jetët tona. Forca kufizohet vetëmse me force e jo me fjalë. Nuk mund pushtetin ta ndalosh që ta shtrijë prezencën dhe ndikimin e tij në shoqëri vetëm duke e lutur e duke i thënë Shih të lutem mos e bëj këtë largou pak e na ler më tepër hapsirë të lire me qëllim që ne si individ të jetojmë në liri dhe më të pavarur. Në sjelljet në raport me pushtetin fjala dhe lutjet janë një asgjë që nuk i obligon aspak pushtetarët që të zbrapsen apo të mos veprojnë. Pra të rezymoj për të pasur demokraci të vërtetë e të plotë në shtet duhet së pari të demokratizohet shoqëria. Në fund të fundit Demokracia duhet të burojë dhe të funkcionojë në mesin e individëve. Nëse individët janë unik dhe të bashkuar por edhe të përcaktuar që të instalojnë demokraci të vërtetë në shoqëri atëher me më pak mund dhe punë do ta detyrojnë shtetin që të demokratizohet apo dhe pushtetarët që ti respektojnë individët. Pra në raport me shtetin dhe pushtetin qytetarët duhet të prezentohen dhe të veprojnë kundrejt tyre si palë si kolektivitet sepse uniteti dhe bashkimi e bën fuqinë. Një shkop thyhet shumë leht por njëmilion shkopinj nuk mund të thyhen edhe aq lehtë. Një bubrrec është i padukshëm apo dhe i parëndësishëm por me miliona bubrrecë mund të jenë problem serioz jo vetëm në një ambient jetësor por edhe për një shoqëri të tërë. Demokracia duhet të fillojë të funkcionojë nga familja të shtrihet në shoqëri dhe më pas shteti apo dhe pushteti nuk kanë ka të ja mbajnë. individ bëni diçka të mire për veten pra demokratizoeni shoqërinë.Përndryshe demokracinë vetëmse mund ta ëndrroni. Mos harroni se pushtetit aspak nuk i nevoitet demokracia asaj bile e njëjta edhe i pengon shumë, por demokracia u nevoitet vetëmse individëve që të mund ti bëjnë ballë pushtetit apo për ti detyruar pushtetarët që ta kufizojnë forcën e tyre. Vetkufizim force nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë.