Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Kopenhagë do të takohet me homologun dhe nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Jepe Kofod.

Përskaj raporteve bilaterale, temë qendrore e takimit do të jetë dosja evropiane e vendit, aktualitetet politike në vend, progresi i arritur në fushat më të rëndësishme reformatore, por edhe raportet e mira ndërfqinjësore, si dhe sigurimi i mbështetjes me qëllim të qartë zbatimin e vendimit nga marsi i vitit të kaluar për nisje të bisedimeve nga ana e Këshillit të BE-së, përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare.

Osmani do të realizojë sot takim edhe me Zhan Elerman- Kingombe, Sekretar shtetëror në Kabinetin e Kryeministres Frederiksen.

Gjatë vizitës në Kopenhagë, ministri do të ketë takime edhe me shumë qytetarë tanë, si dhe përfaqësues të më shumë shoqatave të diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë.