Pa pëlqimin e Bullgarisë, nuk do të ketë vendim për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Click Plus.

“Është ashtu. Është e vërtetë. Vendimi merret me konsensus. Pa pëlqimin bullgar nuk mund të ketë vendim. Ne mund të ëndërrojmë që ky vendim të merret pa pëlqimin e Bullgarisë. Kjo nuk mund të ndodh dhe prandaj jemi të angazhuar që të bindim miqtë bullgar, se Marrëveshja që e kemi ndërtuar, është bazë e mirë për të ndërtuar raportet tona, për të tejkaluar gjitha dallimet. Ata kanë nevojë për garanca shtesë se ne nuk do të ikim nga marrëveshja”, tha Osmani.