Eksponenti i lartë i BDI-së dhe njëherazi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, tha se nuk ka plane për rikonstruimin e Qeverisë dhe se ajo është stabile. Ai tha se për momentin ata si pozitë janë të angazhuar në programin e tyre dhe se mbështetja, sidomos ajo shqiptare, është shumë e madhe.

“Nuk ka plane për rikonstruimin e Qeverisë. Qeveria është stabile dhe funksionale, po ashtu është edhe e angazhuar në implementimin e programit që kemi premtuar dhe mbështetja e opinionit për momentin është e jashtëzakonshme, sidomos te pjesa shqiptare. Dhe ne si BDI e shohim si një motivim të madh këtë mbështetje që na i jep elektorati jonë për të vazhduar përpara me reformat dhe angazhimet tona politike” u shpreh Osmani në Rruga Drjet në Alsat.