Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani edhe pse u pyet disa herë, refuzoi të japë një qëndrim, se “non paper”-i për ndryshim kufijsh në Ballkan, do të mundësonte rritjen e Serbisë apo krijimin e Shqipërisë së madhe.

“Unë mendoj se ato dokumente janë dhënë si përgjigje për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës”, tha Osmani në Click Plus.

“Është çështje interpretimi. Prandaj them… Unë mendoj se zgjidhja është që gjashtë vendeve të rajonit me perspektivë drejt NATO-s dhe BE-së…”, tha Osmani më tej.