Bota është në luftë kundër COVID-19, theksoi sot kreu i OKB-së duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të shkojë përtej solidaritetit dhe të hyjë në luftë për të ndaluar virusin.

“Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar një cunami vuajtjesh. Më shumë se 3,4 milionë persona kanë humbur jetën. Rreth 500 milionë vende pune janë mbyllur”, deklaroi Antonio Guterres, në hapje të takimit vjetor të anëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë  (OBSH).

“Më të varfërit janë ata që vuajnë më shumë dhe kam frikë se kjo do të zgjasë shumë”, shtoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i kërkoi botën të përgjigjet në mënyrë të vendosur dhe solidare për të ndalur virusin, por nënvizoi se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

“Ne jemi në luftë kundër një virusi. Na duhet logjika dhe urgjenca e një ekonomie lufte, për të forcuar kapacitetin e armëve tona”, deklaroi Antonio Guterres, në hapjen e takimit vjetor të anëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).