Fundjava festive e vazhduar, së bashku me motin e bukur, por edhe gjendja epidemiologjike e përmirësuar kontribuan për vizitueshmëri solide të Ohrit dhe lagjet turistike të liqenit të Ohrit.

Mysafirë ka gjithkund, nëpër Çarshi, në kejin e liqenit, ndërsa plot ishin edhe terracat e kafeneve dhe restoraneve, gjtihkund ku lejojnë masat restriktive aktuale.

Pjesa më e madhe e mysafirëve janë vendor, para se gjithash ato që kanë banesa dhe shtëpi uikendi, por ka edhe turistë të huaj.

Kapacitetet e hoteleve janë të mbushura deri në 30 për qind dhe atë me mysafirë në regjim individual.

Hotelet paralajmëruan edhe çmime të volitshme për akomodim, veçanërisht ato me tre dhe katër yje.

Ata presin diku në gjysmën e dytë të qershorit të udhëtojnë edhe grupet e para turistike të organizuara, më së shumti nga Polonia, Turqia, Rusia, Rumania dhe Ukraina, si dhe tregje të reja turistike.

Maqedonia si destinacion për momentin është e hapur për të gjithë turistët, pa kurrfarë restriksione ose kërkesë për PCR teste.