Dy ditë para se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të mblidhet e të diskutojë për masat lehtësues, Oda Hotelierëve dolën me disa kërkesa. Ata kërkojnë shfuqizim të kufizimit të orarit të punës së hotelierëve, shfuqizimin e limitit që vetëm katër persona të ulen në një tavolinë, kërkojnë muzikë live dhe që edhe objektet më të vogla të mund të organizojnë manifestime.

“Një pjesë e objekteve hotelierike në mënyrë tradicionale kanë grupe zbavitëse prej të cilëve objektet hotelierike varen. Ajo e drejtë që u është shkurtuar artistëve, nuk është problemi që vetëm artistët humbin por humbje përjetojnë edhe lokalet”, pohoi Zdravko Josifovski, kryetari i Odës së pavarur së hotelierëve.

Nga Oda Hotelierike u shprehën se nuk janë të kënaqur nga pakoja e 6 ekonomike sepse në ndihmat nuk janë të përfshirë të gjithë objektet hotelierike.

“Siç e dini Inspektorati i Tregut dhe të gjitha inspektoratet e tjerë cilindo objekt që punonte e mbyllte, e gjobiste dhe iu ka ngritur padi penale. Vlerësoj se është padrejtësi e madhe nëse mendon Qeveria ose ndonjë ministër se me vendim do të t’iu ndahet ndihmë vetëm dikujt ndërsa ne të tjerët të mbesim si mbikëqyrës se si ato para do ti drejtojnë diku tjetër, ndërsa pastaj do të na thonë se i kemi shfrytëzuar mjetet dhe kanë dhënë gjithçka që na takon”, tha Zdravko Josifovski, kryetari i Odës së pavarur së hotelierëve

Hotelierët kërkojnë që edhe lokalet që nuk posedojnë verandë të mund të punojnë. Për këtë sot promovuan certifikata për zonë të sigurt, që do të thotë lokalet që posedojnë certifikatë do të jenë të detyruar të pajisen me pastrues të ajrit.