Shkruan Branko Azeski, kryetarë i Odës Ekonomikë të Maqedonisë së Veriut

Nëse kriza e koronavirusit nuk do të kishte shpërthyer, ishte pothuajse e sigurt që Oda do të organizonte një mbledhje përkujtimore në 10 vjetorin e paraqitjes së iniciativës së parë për krijimin e kompanive në Maqedoninë e Veriut. Do të ishte një parodi e kohës së humbur, fitimeve të humbura dhe ngadalësisë së administratës. Gjatë konceptimit të asaj ngjarje, në mendje më sillej mendimi që, përsëritja është nëna e diturisë, por ndoshta këmbëngulja është nëna e arritjes!
Qëllimi ishte që me atë ngjarje të paralajmëroj opinionin se krijimi i një ambienti të favorshëm për biznes është detyrë shumë e vështirë. Ne e dimë që bindjet tona rreth zgjidhjeve të caktuara të biznesit zgjasin me vite. Por çështja e pronës, detyrimeve jo-tatimore dhe tarifave doganore ka vazhduar për një kohë të gjatë. Sigurisht, fillimi i pandemisë nuk ishte koha për atë. Në mënyrë të pabesueshme, por e vërtetë, Qeveria e RMV-së mblodhi guximin dhe në momentet më të vështira të krizës vendosi t’i japë fund praktikës negative të procedurave shumëvjeçare dhe së bashku me pjesëmarrësit në platformën e dialogut publiko-privat, vendosën të heqin këto çështje nga rendi i ditës.Për momentin, situata reale është që grupet e përbashkëta të punës së Qeverisë, ministritë kompetente dhe odat kompetente janë duke përfunduar përgatitjet e fundit, këto tri zgjidhje, të hyjnë në procedurë qeveritare. Unë e di që shkronja B ka një kuptim të veçantë (Branko, siguria, biznesi, perkth: Branko, Bezbednost, biznis), por është e mahnitshme që tre anëtarët kryesorë të Qeverisë që po shtyjnë procesin quhen Bytyqi, Besimi dhe Bekteshi.
Ja disa shembuj si dëshmi për këmbënguljen tone për të pasur rol aktiv në miratimin ose ndryshimin e rregulloreve në mënyrë që të eliminohen disa boshllëqe ligjore ose paqartësi, të cilat janë të rëndësishme për përmirësimin e klimës së biznesit.
Iniciativa e OEMV për rregullimin ligjor të pronës;
Iniciativa OEMV për rishikimin e detyrimeve parafiskale dhe jo-tatimore;
Iniciativa OEMV për rishikimin e tarifave doganore dhe harmonizimin e tyre me tarifat doganore të Bashkimit Evropian;
Iniciativa e OEMV për krijimin e një kalendari tatimor;
Iniciativa e OEMV për zbatimin praktik të faturës elektronike në vend;
Iniciativa e OEMV lidhur me nenin 218 të Ligjit për Zbatimin.

Në kolumnat e mia të kaluara, bëhet fjalë edhe për punën në ENER si një mjet serioz për dialog midis shtetit dhe biznesit. Në të njëjtën kohë, kohezioni i brendshëm brenda Odës është duke u forcuar, në të cilin shoqatat e esnafëve po bëhen gjithnjë e më aktive. Këtë javë u dakordua faza e dytë e vakcinimit të biznesit!

Njëkohësisht, në Trieste, odat e vendeve të Ballkanit Perëndimor bien dakord të vazhdojnë procedurën e filluar të imunizimit në nivelin rajonal.

Gjithashtu, presim edhe takim me partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, ku do të diskutojmë si palë të interesuara e të përgjegjshme për çështje brenda kompetencës sonë. Në përgjithësi, komuniteti i biznesit vlon në pritje të ngjarjeve që do të përcaktojnë perspektivën tonë për të dalë nga kriza me mençuri ose do të ngecim në paperspektivën ballkanike.