Një shtatë vjeçare është lënduar rëndë në një aksident trafiku në Tetovë që ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17, pasi në te ka goditur një makinë. Për shkak të lëndimeve dhe pas ndihmës së ofruar në Spitalin klinik të Tetovës ajo është dërguar në Klinikat e Shkupit.

“Në SPB Tetovë është lajmëruar për një aksident në rrugën ‘Jane Sandanski’ ku një automjet i tipit ‘ford fokus’ me targa të Shkupit drejtuar nga një grua e moshës 34 vjeçe nga Tetova ka goditur në vajzën minorene- këmbësor. Vajza e lënduar është dërguar në Spitalin e Tetovës për t’iu ofruar ndihmë mjekësore”, ka informuar Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në vendin e ngjarjes mbikëqyrje ka kryer ekip i SPB Tetovë.