Në manifestimin e shënimit të 2 majit – ditës së përfundimit të luftës së 2001-shit që u mbajt në Likovë, janë dhuruar edhe dy portretë të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe dëshmorit më të ri në luftë, Abdulmexhit Shahini.

“Një vogëlush ka shprehur dëshirë që kryetarit t’i dhurojë një portret të punuar nga vetë dora e tij, njëashtu edhe babait të dëshmorit më të ri Abdulmexhit Shahinit”, u shpreh në manifestim.

Abdulmexhit Shahini ka ndërruar jetë në luftën e 2001-shit në Sllupçan, në moshën 13-vjeçare.