Kanë nisur homazhet për kompozitorin Fahri Beqiri, në Teatrin Kombëtar në kryeqytet.

Beqiri ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, muzikanti Ylber Asllanaj,  në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar Asllanaj, transmeton Klan Kosova