Ikja nga Policia e Kosovës, një personi në Prishtinë i kushtoi me aksident në trafik.

Ngjarja ndodhi minuta më parë te vendi i quajtur Rruga e Rekës.

Sipas qytetarëve, gjatë ikjes nga Policia, një person përplasi katër vetura dhe rrezikoi këmbësorët.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.