Finalja e Kupës në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet nesër duke filluar prej orës 19:00, ku Akademija Pandev dhe Sileksi do të luftojnë për të siguruar Kupën.

Ndeshja do të zhvillohet në Shkup në Arenën Nacionale “Todor Proeski”, ku ekipet do të garojnë për të siguruar daljen në garat evropiane.

Trajneri i Sileksit, Foran Simov, theksoi që presin që kjo kupë të kthehet në Kratovë pas 24 vjetëve, derisa trajneri i Akademisë Pandev, Aleksandar Vasovski, pret një ndeshje të mirë nga futbollistët e tij, kështu duke siguruar kupën.

Ndryshe, Shkëndija e Tetovës më 16 maj ka ngritur trofeun e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, teksa ka barazuar 1-1 ndaj Shkupit në sfidën e fundit të kampionatit 2020/21. Shkupi në këtë kampionat siguroi vendin e dytë, derisa Struga Trim&Lum siguroi vendin e tretë.