Nisma qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” po mbledhin nënshkrime për të nisur procedurë për referendum kundër digjitalizimit të librave. Nënshkrimet do t’i mbledhin gjatë tri ditëve të ardhshme në zyrat rajonale të KSHZ-së në Shkup dhe Manastir, kurse nesër do të dalin në protestat në të gjithë vendin. Një kërkesë e tillë për referendum është absurd thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ministrja Carovska thotë se respekton mendimin ndryshe, por se në këtë rast personat që kërkojnë referendum janë të nxitur politikisht. Ajo vlerëson se nuk mund të kundërshtohet një ide që mundëson përparimin në sistemin arsimor.

“Interesat e ngushta dhe personale partiake të largohen anash nga arsimi. Për momentin mund të shihet se kemi opozita, e cila jo vetëm që kur ka qenë në qeveri nuk ka ditur çka të bëjë me arsimin, por edhe sot në mënyrë absurde thërret për bojkot për diçka që do të thotë arsim bashkëkohorë, sepse digjitalizimi nuk varet prej shtetit tonë, por nga bota që në mënyrë intensive përgatitet dhe i përgadit fëmijët të jetojnë dhe punojnë në shekullin 21.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.