Naomi Campbell ka ndarë sot me ndjekësit një lajm surprizë! Super modelja është bërë nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare.

Lajmin e bukur e ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet dora e saj teksa mban këmbët e të voglës.

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj, Kështu që jam e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ju engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”, shkruan Naomi bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente.