“Përparësi do t’u jepet fëmijëve të prindërve vetushqyes dhe fëmijëve – prindërit e të cilëve janë të punësuar dhe për shkak të natyrës së punës, nuk mund të punojnë nga shtëpia dhe për këtë – ata duhet të paraqesin një vërtetim deri te institucioni përkatës që vërteton se nuk mund të punojnë nga shtëpia”, thonë nga MPPS.

Me fillimin e javës, institucionet shtetërore do të fillojnë të punojnë me kapacitetet të plota. Kështu që nga kjo javë nuk do të ketë më administrator që do të punojë me rotacion. Gjithashtu, me masat e reja – edhe çerdhet e fëmijëve do t’i rrisin kapacitet e tyre për pesë fëmijë më shumë në çdo grup mësimor. Pra, sipas masave të reja, në vend të 15 fëmijëve në një grup mësimor – tani do të mund të pranohen 20 fëmijë. Por, përkundër shtimit të kapaciteteve pranuese, sipas prindërve, përsëri numri nuk do t’i jetë i mjaftueshëm për t’ju përgjigjur kërkesave të tyre. Deri më tani, disa prindër kanë mbajtur “peng” vendin e rezervuar për fëmijët e tyre me një pagesë të rregullt prej 521 denarësh në muaj, një shumë që i lejon ata të mos e çojnë fëmijën në kopsht, por vendi të jetë dispozicionin e atyre sa herë që dëshirojnë ata ta dërgojnë.

Prindërit të shqetësuar pyesin se kush do të ketë përparësi dhe si do të bëhet përzgjedhja e fëmijëve nëse deri më tani – vetëmse janë 100 fëmijë në listën e pritjes për të hyrë në çerdhe, prindërit e të cilëve punojnë dhe i plotësojnë të njëjtat kushte. Sipas tyre, tani kur dhe fillojnë të gjithë me punë pa rotacion, shqetësimi për përkujdesje për fëmijët e tyre vetëm se vazhdon dhe rritet. Në anën tjetër, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) thotë se rekomandimi i ri për rritjen e numrit të fëmijëve nga 15 fëmijë në 20 në një grup mësimor do të mundësojë që numri i fëmijëve në kopshte të rritet ndjeshëm dhe t’i plotësojë nevojat e prindërve. “Përparësi do t’u jepet fëmijëve të prindërve vetushqyes dhe fëmijëve – prindërit e të cilëve janë të punësuar dhe për shkak të natyrës së punës, nuk mund të punojnë nga shtëpia dhe për këtë – ata duhet të paraqesin një vërtetim deri te institucioni përkatës që vërteton se nuk mund të punojnë nga shtëpia”, thonë nga MPPS.

Gëzime Bakiu, drejtoreshë e kopshtit “Fidani” në Çair, thotë se deri më tani ata e kanë menaxhuar mirë situatën, por këto plus pesë vende në secilin grup, do të ofrojnë hapësirë ​​për të regjistruar deri në 60-70 fëmijë të cilët tashmë janë në listat e pritjes. “Për fat të mirë, ne kemi pesë ambiente, por do t’u japim përparësi atyre fëmijëve – prindërit e të cilëve janë të punësuar. Ne kishim një problem të vogël në grupet e më të vegjëve, por e zgjidhëm”, thotë drejtorja Bakiu. Ndryshe, Maqedonia e Veriut, tani e disa vite radhazi ka problem me numrin e kapaciteteve të kopshteve të fëmijëve, sepse numri i kapaciteteve të kopshteve aspak nuk korrespondon me numrin e nevojave të prindërve për t’i regjistruar fëmijët e tyre në çerdhe. Sipas statistikave, çerdhet për fëmijë aktivitetet e tyre i realizojnë në gjithsej 75 institucione publike dhe në 319 ambiente të ndryshme.