Brenda një harku kohor të shkurtër afro gjashtë vjeçar, nga krahina jonë janë shpallur dy Dëshmor të Atdheut, Ibrahim Basha dhe Arjan Sala. Ibrahimi ra në luftë me krimin në Lazarat. Ra atje për të mbetur i pavdekshëm në përjetësi. Arjani, sakrifikojë veten për të shpëtuar shokët dhe punonjësit. Të dy herojtë janë nga Bulçeshi. Të dy shembull pavdekësie! Për të dy është shkruar, do shkruhet dhe më pas… Ata e shkruan vetë historinë me gjakun dhe veprën e tyre. Këta bënë histori dhe mbetën protagonistë të saj, në përjetësi!

Përpos tyre shfaqen në kohën e duhur dhe vendin e duhur dy “heroj” të gjallë. Përsëri të dy nga krahina jonë. Shkëlzen Qamil Tafa nga Zall-Mëneri dhe Klodian Fatbardh Elqeni nga Vilza. Aktet e tyre janë burim krenarie, sprovë guximi, shembull trimërie, burim frymëzimi… Kur këto akte mbartin në vetvete vlerat humane, rrezikimin e jetës së tyre për shpëtimin e jetësë së tjetrit, ato marrin përmasat e heroizmit. Këta janë heroj të gjallë, ato janë midis nesh dhe kur vjen momenti tregojnë vlerat e tyre… Kështu ndodhi dhe me dy protagonistët e këtij shkrimi…
Aktet heroike të djemve na bëjnë shumë krenar. Gjëja më e vogël që mund të bësh për Ta, është të shkruash disa radhë për aktin human dhe burrëror të tyre.

Enjte datë 20.04.2021, nëpërmjet Klajdit (Tafa) arrij të marr numrin e telefonit dhe të kontaktoj me Shkëlzen Qamil Tafën. Prezantohemi dhe i tregoj qëllimin e bisedës. Ai është shumë modest dhe me vështirësi pranon të më japë intervistën. Të falenderoj shumë më thotë, por unë skam bërë asgjë, vetëm detyrën… Sa modest janë njerëzit e tillë! Asgjë, asgjë – ja kthej unë. -Ke shpëtuar tre njerëz me gjithë atë fëmijën në barkun e nënës i them, apo jo? “Po më thotë por detyrën kamë bërë. Unë punoj në polici, kjo është detyra ime, jam dhe besimtar dhe nuk mund të bëja sehir! Gjatë ndërhyrjes nuk pati viktima, dhe u shpëtuan jetët. E ndiej veten të lumtur për këtë”. Lumturia dhe krenaria e Shkëlzenit, është dhe e jona… Ky është një akt heroik, i një heroi të gjallë! Shkëlzen Qamil Tafa ka lindur në Zall-Mëner më 19.10.1992. Shkollën 8-vjeçare e ka kryer në Zall-Mëner në vitin shkollor 2006-2007. Arsimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë në vitin shkollor 2010-2011 me nota të mira. Arsimin e lartë e ka kryer në vitin 2014 pranë Universitetin Bujqësor të Tiranës në degën Inxhinieri Përpunim Druri. Në vitin 2014-2015 ka mbaruar shkollën një vjeçare të policisë në Sauk. Mbas mbarimit të saj ai vazhdon punë në polici në Forcat e Posatshme “Shqiponja”. Krahas punës në polici ai, vazhdon aktualisht pa shkëputje nga puna Akademinë e Sigurisë me sistem tre vjeçar, në Fakultetin e Hetimit të Krimit. Në punë shquhet për korrektësi dhe devotshmëri në kryerjen e detyrave. Akti heroik i tij më 19 prillit 2021, vërteton më së miri karakterin, personaliteti, shpirtin human, guximin, dhe aktin burrërir të tij. Duke kujtur ngjarjen ai shton: “Nuk isha me shërbim, po vija me makinë në shtëpi. U blokua trafiku dhe ndëgjova zhurma e të bërtitura njerëzish. Shkova te vendi i ngjarjes dhe shoh skenën e tmerrshme. Krimineli tenton të shtypë me makinë çiftin. Njoftoj grupin e gatshëm. Puna nuk priste dhe ndërhyra shpejt, vetë. Nuk e mendova jetën time në atë moment. Ndërkohë erdhën dhe forcat e tjera të policisë. Falenderoj zotin që nuk pati viktima. Unë detyrën bëra, kështu do veproja dhe si qytetar i thjeshtë”. Shkëlzen më vjen shumë mirë që tregohesh modest por akti juaj, e kalon atë të kryerjes së detyrës, ai është një akt prej heroi. Kjo të nderon ty, familjen, krahinën, dhe focat e policisë njëkohësisht… Bravo! Përse nuk pranove të prononcohesh në media? – i them unë. Ai -përgjigjet: ” Unë jam ushtarak, detyrën bëra, ndaj nuk desha të mburrem, nuk desha ta shpërderoj detyrën. Pata shumë ftesa nga TV, të ndryshme. Takimi me Drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe vlerësimi maksimal i Tij për mua, më lumturojë shumë, më dha edhe më shumë energji për ti shërbyer më shumë vendit dhe popullit tim”. – Faleminderit aktin që treguat duke shpëtuar jetë! Faleminderit Ju për interesimin dhe vlerësimin!

E diel 20.04.2021. Pasi shpreha vullnetin tim nëpërmjet votës së lirë, u ula nonstop përball ekranit të news 24. Ditë tepër e qetë pas vrasjes makabre, të Xhuvanit në Elbasan. Ngjarje tepër e rëndë, askush nuk mban përgjegjësi! Sa keq! Çfarë”shqiptar” i ndyrë, kur vret një mjek, një prind, një baba?! E përse?! Si do të ishte puna , Xhuvani nuk duhej vrarë, “Xhuvanët” nuk duhet të vriten… Mosni shqiptar të këtij kalibri, nuk vritet njeriu, për “mustaqet e Çelos”. E ndërkohë që në mendje kujtoja ngjarjen makabre të pak ditëve më parë, fëlliqësira tjetër, futet me makinë në Sheshin “Skënderbej” dhe terrorizon e rrezikon banorët… Pamje si nëpër filma! Ngjarje e rëndë, dhe kur dhe ku? Në ditën e zgjedhjeve dhe në sheshin simbol të shqiptarëve! Çfarë pjellë e keqe!!! E anën tjetër, në kohën dhe vendin e duhur hidhet si shqiponjë nga xhami i makinës, Klodiani! Çfar kontrasti midis “shqiponjës” dhe shoferit të “mundshëm” vrastar… E rëndë fjala, por aty kishte burra, gra dhe fëmijë. E premte datë 30.04.2021. Nëpërmjet Zanës e nxënësit maturant Abazit, kontaktoj në telefon Klodian Fatbardh Elqenin. Takohem në vendin ku kishte parandaluar tragjedinë e mundëshme, gjashtë ditë më parë! Qe shumë kënaqësi që takohesha me të tiun 22 vjeçar, që u bë heroi i kësaj ngjarje! Krenar familja, krenar shoqëria, krenar të gjithë ne, për Të dhe aktin e tij! Që në takimin e parë në sheshin “Skënderbej”, të jepte përshtypjen e një djali të shkathët, tepër human dhe mjaft patriot! Pa u takuar me të i them: -Urime! Nderove veten, familjen dhe gjithë shqiptarët! Bravo! -“Asgjë nuk bëra, këtë do e bënte çdokush, si unë. Qe e papritur, mendova se ishte një akt terrorist. Aty kishte dhe fëmijë, ata janë pika ime më e dobët. Ky qe motivi kryesor, që më dha forcë e kurajo që ta neutraulizoja, dhe ndaloja bashkë me forcat e policisë shoferin e papërgjegjshëm. Falenderoj zotin që çdo gjë përfundojë pa viktima”. Pa u takuar me të i bëj dy tri foto, aty te vendi i ngjarjes. Duke qenë shumë vite në emigracion ai ka mall për vendlindjen, dhe e shpreh këtë, duke bërë me duar shqiponjën… Sa ndjesi e bukur! Takohemi përzemërsisht me të dhe e uroj për aktin heroik që bëri, në parandalimin e tragjedisë. Ulemi diku dhe bëjmë një bisedë të shkurtër me Të, pasi e kishte kohën e kufuzuar.
Klodiani ka lindur në lagjen Mal-Vilëz të fshatit Vilëz, Tiranë, më 23.07.1998. Arsimin fillor e kryen në Mal-Vilëz dhe kujton me shumë nostalgji mësuesin e tij. Klasën e gjashtë e mbaron në Vilëz, ndërsa tre klasat e tjera i mbaron i mbaron në Manëz, Durrës në Shkollën 9 Vjeçare, “Zyber Sallaku”. Këtu flet me shumë respekt për mësuesit, dhe veçanërisht mësuesen kujdestare Elda Alija. Vitin e parë gjimnaz e mbaron në Manëz, në gjimnazin “Hasan Gjyzeli”, në vitin shkollor 2014-2015. Në këtë vit për ti ardhur në ndihmë familjes shkon në emigracion dhe vendoset në Malmo, të Suedisë. Atje vazhdon dhe mbaron tre vitet e gjimnazit. Kreu punë të ndryshme, u ushtrua edhe me futboll dhe artet marciale. Klodiani thotë: “Në qytetin e Ostersundit, kam luajtur një vit futboll me ekipin e dytë të tij. Pas një viti u shkëputa nga futbolli, u regjistrova dhe ndoqa krahas punës, kurse për boks dhe kikboks. Hobi im qenë artet marciale. Në mënyrë audodidakte jam marrë me karote”.
Duke u rikthyer te ngjarja e bujshme, Klodi pohon: “Isha rastësisht në shesh bashkë me dajën. Papritmas nga qetësia e madhe filluan zhurmat she britmat. Nxitoj dhe shkoj aty. Kishte njerëz dhe fëmijë që po luanin me biçikleta. Rreth makinës dhe shoferit kishte njerëz dhe policë që donin ta ndalnin. Rreziku qe i madh. Ai nuk i’u bind as njerëzve gjithashtu dhe policisë. Unë shkova i fundit dhe mendova se ishte një akt terrorist. Makina qe në lëvizje dhe e vetmja mundësi ishte ta netraulizoja nga xhami i hapur i makinës. Mora vrull dhe u hodha. Fati im ishte, se kur u hodha makina ndaloi. Dhe bashkë me policinë e neutralizuam shoferin. Për të shpëtuar të tjerët, njeriu e sakrifon dhe veten, aq më shumë kur kishte dhe fëmijë. Fati ishte me mua dhe unë shpëtova nga ky rrezik. Falenderoj zotin që më shpëtoi “. -Klodian,të falenderoj shumë për bisedën, aktin prej heroi që bëre, për shmangien e një tragjedie të mundëshme. -Faleminderit Ju për interesimin. Shpreh rrespekt dhe konsideratë për banorët e zonës, për shqiptarët kudo që janë, për shtetin i cili më vlerësoi moralisht për aktin e kryer.
Për Klodianin ka qindra dhe mijra mesazhe falenderimi, nga shqiptar dhe jo shqiptar pothuajse nga të gjitha vendet e botës. Kjo fale sensibilizimit, shkrimeve, komenteve dhe jehonës nga media vizive dhe ajo e shkruar. Nga mediat vizive veçojmë: BBC, Klan News, RTV KLAN, ReportTV, abc News, Roped with Olsi, etj. Nga media e shkruar përmendim: Panorama.com.al; Konica; newsbomb.al; US-AL vision; gazetaatdheu. com; balkannews.al; Fax News; korçajonë; etj.
Akti i Shkëlzenit dhe Klodianit na bën të ndihemi krenar. Ata kanë ecur në gjurmët e dëshmorëve të zonës sonë. Vepra e tyre prej heroi, është model dhe burim frymëzimi për gjeneratat që vijnë!

IBRAHIM KABILI