Një person i pastrehë me inicialet B.K., i cili herë pas here e vizitonte pikën për të pastrehë të Kryqit të Kuq në Shkup, dje është gjetur pa shenja jete në rrugën “Maqedonia”. Rastin në SPB Shkup e ka raportuar Ndihma e Shpejtë në orën 10:15 minuta. MPB njoftoi se me urdhër të Prokurorit Publik trupi është dërguar për autopsi.