Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në futbollin e femrave. Në ndeshjen mes Partizanit dhe Bilisht Sport, plot gjashtë lojtare të ekipit juglindor kanë pësuar gjendje të fikëti.

Akoma nuk ishte mbyllur pjesa e parë, skuadra kryeqytetase kryesonte 5-0, ndërsa delegati i ndeshjes, Endi Hyka, dha urdhër që të ndërpritej ndeshja.

Dy prej tyre, të cilat ishin në gjendje më të rëndë, u dërguan menjëherë në spital. Panorama Sport shkruan se dyshohet që futbollistet ishin helmuar prej ushqimit.