Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të rifillojë dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa ka thënë se do të kërkojnë bashkimin me Kosovën.

“Dialogu tani është në pikën e vazhdimit të bisedimeve dhe Lugina e Preshevës pret ti bashkëngjitet Kosovës. Është e drejtë e jona të kthehemi në trungun tonë. Përderisa Beogradi nuk interesohet për ne atëherë ne do ndiheshim më të lirë të jemi pjesë e Kosovës”, u shpreh ai.

Sipas Mustafës kërkesat e Vuçiqit për të drejtat e serbëve në Kosovë vjen sepse do të krijojë një minishtet serb në Kosovë.

“Serbia po përpiqet të arrijë një shkallë më të gjerë për të drejtat e serbëve në Kosovë, duke krijuar një mini-shtet serb në Kosovë. Ai do territore që janë të populluar nga serbë, por do jetë e kotë”, theksoi Mustafa për Euronews Albania.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa ka bërë thirrje që të kthehen sytë nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja pasi mund të ndodhe e njëjta gjë si me Çamërinë.