Moti sot pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë. ë pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 26 der 33 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me erë mesatare në drejtim jugperëndimor ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 31 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë rritje të temperaturave. Të hënën dhe të martën moti do të jetë stabil me vranësira mesatare lokale, ndërsa nga dita e mërkurë, do të rriten kushte për reshje të shiut.