Shkëputje nga trashëgimia diplomatike e kancelares, Angela Merkel ose të ecësh në hapat e saj.

Dy favoritët për të pasuar atë, ekologjistja Annalena Baerbock dhe konservatori, Armin Laschet kanë mosmarrëveshje të thella mbi Rusinë dhe Kinën në mënyrë të veçantë.

Të paktën pesë muaj nga zgjedhjet që do t’i japin fund epokës Merkel, dy kandidatë, europianë të bindur, janë shumë pranë njëri-tjetrit në sondazhe.

Përveç të papriturave të mëdha, Baerbock, 40 vjeçe apo Laschet, 60 vjeç do të marrin në vjeshtë drejtimin e Gjermanisë.

Ata kanë të paktën një pikë të përbashkët.

Si njëri ashtu dhe tjetri janë gjykuar si të privuar nga eksperienca ndërkombëtare, edhe pse ata kanë frekuentuar të dy Parlamentin Europian.

Armin Laschet, e cila prezanton sot propozimet për sa i përket diplomacisë, ka qenë deputete në Strasburg në fillim të viteve 2000. Por, a do t’i mjaftojë kjo të negociojë, në emër të fuqisë së parë ekonomike europiane me Vladimir Putin apo Xi Jinping?

– Kërcënime –

Marrëdhëniet me Moskën dhe Pekinin janë një diferencë e madhe mes dy kandidatëve.

Mosmarrëveshjet mes Putin dhe rusofones, Angela Merkel kanë njohur shumë turbulenca, nga aneksimi i Krimesë tek sulmet kibernetike atribuar Moskës dhe burgosja e opozitarit, Aleksei Navalny.

Por, dy drejtuesit, që drejtojnë që prej 16 vitesh, vazhdojnë të mbështesin fuqimisht projektin e diskutueshëm të tubacionit të gazit ”Nord Stream 2” midis dy vendeve.

Baerbock nuk e dëshiron këtë tubacion gazi sepse, sipas saj, zbraz sanksionet që synojnë Rusinë nga substanca e tyre dhe paraqet kërcënime mjedisore.

Më globalisht, kandidatja ka shfaqur, në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ambicien për të propozuar një qasje të ndryshme për regjimet autoritate, një çështje kyçe për të ardhmen e Gjermanisë, sigurinë dhe vlerat e saj.

“Baerbock mbron një qëndrim qartësisht kritik për sa i përket autokratëve, që janë Kremlini ose Pekini”, konfirmon drejtori i “Global Public Policy Institute”, Thorsten Benner.

Laschet është konsideruar prej kohësh si një mbështetës i zjarrtë i një afrimi me Moskën dhe mbështet ”Nord Stream 2”.

Në 2018, ai arriti deri aty sa vuri në dyshim përfshirjen e agjentëve risë në përpjekjet për bugosjen në Britaninë e Madhe të Sergei Skripal.

Gjatë aneksimit të Krimesë në 2014, ai kritikoi një “populizëm antiPutin” të supozuar të Perëndimit. Ai, që prej asaj kohe ka bërë deklarata të ashpra përballë Moskës si në çështjet Skripal ashtu edhe në çështjen Navalny.

Kina është një tjetër pikë themelore e kundërshtimit midis dy favoritëve.

Edhe këtu Laschet është një vazhdim i Merkel, në vijën e frontit në fund të vitit 2020 për të negociuar një marrëveshje investimi midis Pekinit dhe Bashkimit Europian dhe i shqetësuar për vite për të ofruar shitore gjermane në Kinë.

“Kandidati konservator, megjithatë, përmend gjithnjë e më shumë konkurrencë midis sistemeve kur i referohet Pekinit”, thekson Benner.

– Objektiv absurd –

Baerbock shprehet koshiente që Kina është një fuqi ekonomike kaq e rëndësishme në zhvillim, saqë ne nuk mund të shkëputemi plotësisht prej saj. Por, Europa duhet ta trajtojë atë me dialog dhe vendosmëri.

Në marrëveshjen BE-Kinë, e pezulluar në fillim të majit, pala europiane nuk e ka adresuar sa duhet çështjen e punës së detyruar në lidhje me minoritetin ujgur.

Baerbock paralajmëroi kundër aksesit të kompanive kineze si ”Huawei”, të pranueshme për të transferuar të dhënat europiane për Kinën.

Bashkëdrejtuesja e të gjelbërve ndan gjithashtu me presidentin amerikan, Joe Biden të njëjtën vendosmëri ndaj Pekinit dhe Moskës.

Nga ana tjetër, ajo e konsideron “absurde”, veçanërisht në kohë krizash ekonomike, objektivin e vendeve anëtare të NATO-s, të promovuar nga Uashingtoni, për t’i kushtuar 2% të PBB-së së tyre mbrojtjes deri në 2024.

Ajo është kundër parandalimit bërthamor.

”Laschet është në favor, sipas Benner, të “objektivit prej 2%, blerjes së dronëve të armatosur dhe eksporteve të armëve (nga Gjermania), ndryshe nga Baerbock”, theksoi. Benner.

Më shumë se 20 vjet pas dritës jeshile të dhënë nga ambientalistët gjermanë për ndërhyrjen e Bundeswehr në Kosovë, kandidatja për mjedisin është nga ana tjetër e gatshëm të rrisë buxhetin e ushtrisë për të modernizuar pajisjet e saj.