Militantët palestinezë thonë se lëshuan 130 raketa drejt kryeqytetit izraelit të Tel Avivit pasi një sulm ajror që goditi një ndërtesë në Rripin e Gazës.

Ndërtesa 13-katëshe u sulmua një orë e gjysmë pasi banorët dhe njerëzit lokalë u paralajmëruan të evakuohen, raporton agjencia e lajmeve reuters.

Ushtria e Izraelit thotë se po synonte militantët në Gaza në përgjigje të sulmeve të hershme me raketa.

 

Të paktën 30 njerëz kanë vdekur në disa nga dhuna më e rëndë në vitet e fundit, raporton bbc.

Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund përshkallëzimit, i cili pason ditët e trazirave në Jeruzalem.

Militantët kishin lëlluar tashmë më shumë se 400 raketa që nga e hëna mbrëma, duke vrarë dy izraelitë. Zyrtarët shëndetësorë në Gaza raportojnë se 28 palestinezë atje u vranë nga sulmet ajrore izraelite.