Është e mundur zgjidhja politike e kontestit me Bullgarinë gjatë qeverisë teknike, por që të ndodhë kjo nevojitet presion i fortë nga presidenca e BE-së dhe disa vende anëtare, t’i thonë Sofjes mjaft më, po e ndotni procesin e zgjerimit dhe atmosferën rreth tij, tha ish-drejtori për zgjerim në Komisionin Evropian, Pjer Mirel në intervistë për TV 24.

“Ka mundësi që të ofrohet mundësi për, ta quajmë ashtu, zgjidhjen kalimtare. Kjo mund të ishte, Bullgaria të pajtohet që ta heqë veton, dhe të publikojë një deklaratë në të cilën thuhet se do ta vazhdojë dialogun me Shkupin për cilindo problem që e kanë”, tha Miler në intervistë.

Sipas tij, kjo do të ishte zgjidhje politike e cila, që të ketë sukses, do të duhet të bëhet presion shumë i madh ndaj Sofjes nga ana e presidencës së BE-së dhe disa vende anëtare.

“T’i thonë, mjaft më. Po e ndotni procesin e zgjerimit dhe atmosferën rreth tij. Tani është koha e fundit të dilet nga ajo situatë. Aq më shumë se, shkaqet për veton nga Sofja nuk kanë kurrfarë lidhje me kriterin e anëtarësimit”, tha Miler.