Së bashku me Kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe Drejtorin e AUV-së, Nikolçe Babovski, sot vizituam zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU-së dhe AUV-së.

Zyrat e reja të Njësisë Rajonale-Manastir janë rinovuar, kurse më e rëndësishmja e kësaj është se janë rritur kapacitetet hapësinore. Kjo gjë është më se e rëndësishme për kohën, pasi po funksionojmë në kushte pandemike, e brengë e jona është edhe shëndeti i të gjithë punonjësve. Tani ndjehem më i qetë sepse punonjësit i kanë të gjitha kushtet e punës dhe mund të kryejnë detyrat e tyre pa probleme dhe janë të sigurt për shëndetin e tyre dhe të qytetarëve. Zyrat e reja janë të pajisura me inventar të ri dhe me pajisje IT, të cilat gjithashtu do të kontribuojnë në ekzekutimin më të lehtë dhe më efikas të përgjegjësive të punës.